Kompania Rajolane e Ujësjellësit “Hidrodrimi” u ka bërë thirrje konsumatorëve që deri me datën 05 shkurt 2024 t’i kryejnë pagesat e borxheve të akumuluara të ujit të shpenzuar.
Në njoftim thuhet pas kësaj date, KRU “Hidrodrini” është i detyruar të marr masa si: çkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgesë tek përmbaruesi si dhe forma të tjera ligjore, përcjell Arbresh.info
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, RIKUJTON DHE FTON konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që deri më datë 05 SHKURT 2024, të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara të ujit shpenzuar. Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me:
* ÇKYÇJE INDIVIDUALE TË KONSUMATORËVE BORXHLINJË,
* DËRGESË TEK PËRMBARUESI,
* dhe FORMA TJERA LIGJORE”, thuhet në njoftim.
KRU ‘Hidrodrini’, falënderon konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare ndaj kompanisë, për shpenzimin e ujit nga ana e tyre./Arbresh.info
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...