Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Holakaustit ka thënë se me hebrenjtë shqiptarët ndajnë të njëjtin fat historik.
Kështu ka thënë Haradinaj në ditën kur bota përulet para miliona viktimave të Holokaustit.
“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Me hebrenjtë ndajmë fat të ngjashëm historik, andaj dhe bashkëndjejmë me dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet gjenocidin. Në kohë jo të lehta, shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore. I përjetshëm kujtimi për viktimat e Holokaustit”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë