Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka qëndruar në Podujevë.
Ai u prit në takim nga kryetari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi, ndërsa më pas mori pjesë në vendosjen gurthemelit të Qendrës Rezidenciale për të moshuar, shkruan Arbresh.info.
Në lidhje me këtë, Kurti është deklaruar përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se kujdesi për personat e moshuar është detyrim moral.
“Kujdesi ndaj të gjitha moshave është detyrim moral, e sidomos për të moshuarit, për kontributin e tyre të madh për vendin tonë dhe për pleqëri të dinjitetshme”, ka shkruar Kurti.
Mes tjerash, ai ka falënderuar pjesëmarrësit e në veçanti kryetarin Bulliqi.
“Falënderoj veprimtarin e shquar social Halil Kastratin, dhe Kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremi, bacën Kadri Balaj, komandant Remin dhe deputeten Floretë Zejnullahu e deputetin Vendenis Lahu, që u bënë pjesë bashkë me të gjithë punëtorët, në përurimin e punimeve për këtë Qendër Rezidenciale për të moshuar. E meqë gjysmën e parë të ditës sot e kalova në Podujevë, falënderoj veçanërisht Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi për shoqërimin e mikpritjen, si në qytet ashtu edhe në zyrë, e ku pata mundësinë që të njoftohem me punën dhe rezultatet e qeverisjes së profesor Bulliqit”, ka potencuar kryeministri i Kosovës./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu