Një miliard e 344.50 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë deri në muajin dhjetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, për këtë muaj ishte 129.10 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 49.90 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 36.70 për qind dhe bankat me 13.30 për qind.
Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 304.10 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 3.50 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.71 miliardë euro, duke shënuar rritje për 62.90 milionë euro.
Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të dhjetorit 2023 janë rritur për 14.20 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 513.50 milionë eurove.
● 1 miliard e 344 milionë euro, vlera e dërgesave nga mërgata
● 304 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit
● 2.7 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
● 513 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar. /Arbresh.info/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...