Mallorca ka arritur të mposht Gironën me rezultat 3-2, në kuadër të çerekfinales së Copa del Rey.
Skuadra nga ishulli spanjoll bëhet skuadra e dytë gjysmëfinaliste pas Sociedadit duke eliminuar liderin e La Ligës, Girona, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë ishte vendimtare për skuadrën e Vedat Muriqit, që krijoi epërsinë prej tre golash.
Larin e nisi serinë e golave për vendasit në minutën e 21-të.
Shtatë minuta më vonë Prats dyfishoi epërsinë, kurse i njëjti lojtari në minutën e 35-të nga penalltia realizoi golin e tretë.
Ndërkohë Girona golin e parë e shënoi në minutën e 68-të përmes Stuanit nga penalltia.
Pikërisht para penalltisë Raillo u ndëshkua me dy karton të verdhë brenda një minuti dhe u përjashtua nga loja.
Ndërkohë Savio në minutën e gjashtë të kohës shtesë ngushtoi epërsinë në 3-2.
Por kaq ishte pasi Girona nuk arriti të shënoj më dhe Mallorca arriti kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Vedat Muriqi luajti këtë ndeshje nga minuta e 71-të dhe bëri një paraqitje pozitive./Arbresh.info/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka