Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ishte i jashtëzakonshëm në Bundesliga 2 me SC Paderborn ku në 70 ndeshje arriti të shënoi 25 gola dhe të dhurojë 14 asistime.
Fal super paraqitjeve të tij ai tani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar tek skuadra e Bundesligës gjermane, Freiburg, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të skuadrës gjermane në Facebook.
Florent Muslija do të mbajë veshur fanellën me numër 23.
Teksa ai u shpreh shumë i lumtur me transferimin e tij tek Freiburgu.
“Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin”, ka thënë Florent Muslija.
Detajet e kontratës nuk janë zbuluar ende./Arbresh.info/
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...