Llapi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në miqësoren ndaj ekipit ukrainas Vorskla Potlava, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Antalia, në kuadër të fazës përgatitore.
Për t’i dhënë fitoren Llapit në këtë sfidë, u përkujdesën dyshja e sulmit Muhamet Hyseni dhe Ahmed Januzi që realizuan secili nga një gol.
Goli i parë u realizua nga top golashënuesi i Superligës së Kosovës, Muhamet Hyseni në minutën e 15-të.
Kurse Ahmed Januzi u përkujdes për të shënuar golin e dytë gjashtë minuta më vonë./Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran