Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një video-mesazhi ka bërë të ditur se është shtyrë afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.
Osmani është shprehur se ky afat është shtyrë deri më 15 maj të vitit 2015.
“Të nderuara bashkëqytetare e bashkëqytetarë, në përputhje me ligjin Republika e Kosovës ka shtyrë afatin për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025”.
“Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës”, është shprehur Osmani
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...