Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët duket se është parë më interes të madh në Gjermani, e kjo u lexua qartë edhe në komentet e kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder i cili pohoi se e sheh atë si një model të mundshëm për Europën.
“Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, qe deklarata e Söder gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, të mbajtur në manastirin Banz. Madje, sipas kreut të ekzekutivit bavarez, modeli shqiptaro-italian është edhe më bindës sesa ai britanik që parashikon dërgimin e refugjatëve në Ruanda.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënshkroi këtë vjeshtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, njëujdi për ngritjen e dy kampeve të emigrantëve në tokën shqiptare. Qëllimi është të frenohet emigracioni i paligjshëm përmes Detit Mesdhe drejt Italisë, e rrjedhimisht edhe drejt vendeve të tjera të bllokut europian.
Edhe pse në të dyja vendet, zëra, sidomos opozitarë kanë ngritur dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht, në muajin nëntor zyrtarja më e lartë e BE-së për emigracionin, komisionarja Ylva Johansson e pohoi qartazi se pakti që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk e shkel ligjin e Bashkimit Europian.
“Vlerësimi fillestar i shërbimit tonë ligjor është se marrëveshja Shqipëri-Itali është në fakt jashtë ligjit të BE-së, e normalisht nuk e shkel atë”, u shpreh ajo, në një deklaratë që nënkupton se për pasojë, ujdia nuk ka përse dërgohet për shqyrtim para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së./tch
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...