Avokati serb niset sot drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojnë

09:03 | 19 Janar 2024
A Z

Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka njoftuar se mbrëmë ka qëndruar në Kosovë. Ai thotë se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.

Ai thotë se po e bën këtë njoftim në mënyrë që Serbia të ketë mundësi ta arrestojë.

“Nga sot në orën 09:00 do të jem në Serbi. Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin. Në fushën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësi të më arrestojë mua, sikurse Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari. Nëse humbasin, ata e kanë mundësinë e tyre të radhës në Beograd”, ka shkruar ai në X.