Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”.
Sipas njoftimit, ky vendim është marr për shkak të sigurisë dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuar qytetarë, Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se nesër nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.”, thuhet në njoftimin e komunës.
Kujtojmë që dje është rrëzuar çatia e objektit të kësaj komune duke lënë një grua të lënduar e cila është në gjendje të rëndë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vajza e lënduar nga çatia e Komunës së Prishtinës pritet t’i nënshtrohet një operacioni
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...