Avokati serb: Nesër do të vendosi lule në Prekaz, Serbia do ta ketë edhe një “kriminel” si Sanduloviqi

10:23 | 17 Janar 2024
A Z

Nesër në ora 15:00 Avokati serb Cedomir Stojkoviq do të vendos lule në varrin e Blerima Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë, ashtu siç bëri Nikolla Sanduloviq.

Përmes një postimi në platformën X, Stojkoviq ka thënë se pas kësaj ai do të dorëzohet tek autoritetet serbe, të cilat i sfidon ta arrestojnë.

“Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihistian, antievropian, antiqytetërues dhe vandal, sipas të cilit vendosja e luleve. varret e femijeve shqiptare denohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!. Serbia të enjten do ta ketë edhe një “kriminel” si Nikolla Sandulovuqi, që vendos lule mbi varret e fëmijëve – mua – pra, t’ju ​​shoh o mangupa, çfarë do të vendosni. Ju zgjodhët të heshtni për Nikolla Sanduloviçin “sepse nuk ju pëlqen. Më lejoni të shoh çfarë justifikimi do të keni për mua”, shkroi Stojkoviq në X.

 

Shpërndaje në rrjete sociale