“Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe para nëse dëshiron që Kievi të ketë sukses në luftën e tij kundër Rusisë”.
Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, shkruan The Guardian.
“Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë, por ne duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre”. ka potencuar ajo,
Von der Leyen iu ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që të vazhdojnë dërgesat e tyre të armëve dhe mbështetjen financiare për Ukrainën, raporton Reuters.
Ukrainasit kanë nevojë për financim të parashikueshëm gjatë gjithë vitit 2024 dhe më tej. Ata kanë nevojë për një furnizim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm të armëve për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rifituar territorin e saj të ligjshëm”, ka theksuar ajo.
Global competition is intensifying.
It makes the theme of this #WEF24 meeting even more relevant.
Rebuilding Trust.
This is not a time for conflicts.
But the time to drive global collaboration.
Businesses have a crucial role to play ↓ https://t.co/6hTmx14Atf
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 16, 2024
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...