Trajneri i Al Hilal: Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin, Neymar ka më shumë pasion për gjërat e tjera

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 14: Cristiano Ronaldo of Real Madrid and Neymar of PSG embrace at half time during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

09:26 | 16 Janar 2024
D.H

Trajneri i skuadrës së njohur arabe Al Hilal, Jorge Jesus ka folur për dy yjet e futbollit botëror Cristiano Ronaldo dhe Neymar Jr.

Në një intervistë per media Jesus tha se Cristiano Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin sesa braziliani Neynar, shkruan Arbresh.info.

“Cristiano Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin dhe për këtë arsye e vendos atë si prioritet. Neymar ka më shumë pasion për gjërat e tjera dhe i vë këto të tjerat në radhë të parë, pra jetën e tij private. Megjithatë si lojtar ai është përrallor dhe si njeri kalova një muaj e gjysmë me të, ai më befasoi pozitivisht në gjithçka”, u shpreh Jesus.

Kujtojmë se Jesus është trajner aktual i Neymarit, pas transferimit të brazilianit në Arabi gjatë verës së vitit të kaluar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme