Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani ka marrë pjesë në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut që po mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Në fjalën e saj, Osmani u shprehë se janë aty jo vetëm për të kujtuar jo vetëm viktimat por edhe për të kërkuar drejtësi.
Ajo tha se dëshmia e ambasadorit Walker i dha kthesë kërkesës sonë për liri, raporton Arbresh.info.

Familjarët e viktimave, sipas Presidentes, meritojnë që autoret të dalin para drejtësisë, u shpreh presidentja.
“Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit”, citoi ajo ambasadorin Walker.
“Faktet janë më të fuqishme se propagandat serbe. Të vërtetat janë më të fuqishme se gënjeshtrat. Reçaku ka nevojë për drejtësi sepse vetëm drejtësia siguron që një masakër e tillë nuk përsëritet”, tha Osmani./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit