Në disa zona, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, janë ndier lëkundje tërmeti pas mesnatës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në datë 13 janar, janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe me thellësi 20.8 km.
Tërmeti ka pasur si epiqendët në fshatin Shalës në Elbasan. Këto lëkundje janë ndier edhe në disa zona të tjera si në Tiranë, Lushnjë, Durrës dhe Berat.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
“Në datën 13 janar 2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEUM ka regjistruar një termët të madhësisë M4.3 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 20.8 km. Epiqendra është lokalizuar në Shalës, Elbasan , 3 km në Perëndim të Cërrikut”, njofton IGJEUM./rtsh
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...