Fituesi i “Big Brother Vip Albania 2” Luiz Ejlli, përmes një videoje të publikuar në instagram story ka treguar një pishman të madh.
Ai ka thënë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë gabim që ka marrë inat ish-banorin Eni Tare, i cili u bë armik i tij.
Me Enin ai ka bërë debat të vazhdueshëm, por mesa duket tashmë janë bërë miq të mirë.
Luizi në video i kërkon falje publikisht Enit.
“Dy gabime që nuk ia fal vetes kurrë që kam bërë në “BBV” një gabim me Kiarën që e kam mërzitur dhe e bëra të qajë dhe e dyta ka të bëjë me një banor që e mora inat apo e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Dhe ky i dyti është ky që kam në makinë këtu Eni Tare, e mbani mend. Është super djalë dhe nuk di domethënë, po ta them publikisht, po të kërkoj falje, ti e di që ishte gjithçka në kuadër të lojës”, është shprehur Luizi.


Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan