Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka takuar kongresistin amerikan Jason Crow, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Ai ka shkruar në platformën ‘X’ se me Crow ka pasur një bisedë produktive mbi një gamë të gjerë temash që kanë të bëjnë me marrëdhëniet Kosovë-ShBA.
“Veçanërisht mirënjohës për mikpritjen e tij dhe mundësinë për t’u përfshirë në një diskutim të plotë mbi nevojën për të shmangur bashkërisht ndikimet malinje në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai në platformën “X”
Edhe kongresisti amerikan Jason Crow, tha se në takim me ambasadorin e Kosovës në SHBA Ilir Dugolli, ka diskutuar zhvillimet rajonale, bashkëpunimin e vazhdueshëm të sigurisë dhe mbështetjen e SHBA-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./rtk
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...