Real Madridi ka arritur të mposht skuadrën e Athletico Madridit në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës me rezultat 5-3, pas vazhdimeve.
Kështu Los Blancos arritën të sigurojnë një tjetër finale në këtë garë, të tretën me radhë, shkruan Arbresh.info.
Një ndeshje që pati gjithçka, tetë gola, përmbysje rezultati, autgola e shumëçka tjetër.
Ancelotti pas ndeshjes u shpreh se ndeshja është arritur të fitohet pasi lojtarët e tij patën energji në fund të ndeshjes.
“Tensioni në të tilla ndeshje është i jashtëzakonshëm, ndeshja ishte shumë e fortë. Fituam pasi kishim më shumë energji në fund. Të tilla sfida na motivojnë. Zëvendësimet luajtën një rol kyç”, tha fillimisht ai.
Tutje ai foli për golat që po pëson Real Madridi dhe theksoi një fakt se Real Madridi e ka në ADN përmbysjen e rezultateve.
“Pësimi i golave më shqetëson, skuadra duhet të përmirësohet, por duhet të tregohemi të qetë. 90 minuta na kanë ngelur për këtë trofe, përmbysjet janë në ADN-në e këtij klubi”, potencoi ai.
Teksa në fund ai u pyet edhe për zgjedhjet e tij në mesfushë për të vendosur Modricin para Kroosit.
“Toni kishte probleme përpara ndeshjes dhe nuk ishte i freskët, e vërteta është se zgjedhjet të zëvendësimet janë gjithnjë të vështira”, përfundoi Ancelotti.
Kujtojmë që Reali në finale të dielën do të luajë me fituesin e ndeshjes Barcelona-Osasuna./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?