Një shqiptare, e zhdukur prej disa ditësh, është gjetur e vdekur në Greqi.
41-vjeçarja, Gjeorgjia Murati ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe rezultonte e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Trupi i saj u gjet në një bagazh, në një zonë të pyllëzuar midis Triglia dhe Galatista, Halkidiki.
Autor i krimit dyshohet partneri i 41-vjeçares, i cili dyshohet se e ka vrarë në shtëpinë e tij në Selanik.
Partneri i gruas shtatzënë dhe një mik i tij janë arrestuar pas dëshmisë së këtij të fundit, i cili ka pranuar se e ka ndihmuar atë që të largojë trupin nga shtëpia dhe ta hedhin në një zonë të pyllëzuar.
41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë. Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës, ku ai ishte pikasur me shokun e tij duke dalë nga shtëpia me një bagazh. Më pas u kontrollua banesa nga policia ku u gjetën gjurmë gjaku dhe ADN.
Mesazhi që ngjalli dyshime
41-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e partnerit të saj në Ditën e Vitit të Ri. Siç pretendonte i dashuri i saj, ajo i dërgoi një tekst para se të zhdukej duke thënë: “Mirëmëngjes dashuri … Unë jam në shtëpi, kështu që të shoh më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Unë dua t’ju them diçka: Kam marrë para nga sirtari juaj … E di që ju nevojitet, por është një domosdoshmëri. Unë do t’ju them personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua”.
Mirëpo, sipas familjarëve të gruas shtatzënë, mesazhi nuk i ngjante mënyrës së shkrimit të saj.
E shkuara e errët e partnerit të saj
Në qendër të hetimeve të poliocisë ka hyrë që në momentin e parë partneri i saj, i cili sipas informacioneve ka qenë një element shqetësues i autoriteteve në të kaluarën për rastet e dhunës. Në veçanti, motra e tij kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur pesë herë./abcnews.al
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...