Dy klubet e mëdha italiane, Juventusi dhe Interi raportohet se janë duke bërë garë të “nxehtë” për yllin e Lilles, Tiago Djalo.
Sipas mediave italiane, torinezët dhe internistët janë të interesuar për mbrojtësin portugez.
Djalo konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek Lille, i cili po shfaq performancë të lartë këtë sezon të garave.
“Zonja e Vjetër” thuhet se ka arritur marrëveshje me Lille, për të blerë lojtarin për 3.5 milionë euro dhe se tashmë topi është në anën e lojtarit nëse dëshiron transferimin në skuadrën e Massimiliano Allegrit.
Skuadra franceze, siç raportohet, i ka dhënë ultimatum lojtarit që të pranojë ofertën e bardhezinjve, sepse në të kundërt do të ketë masa ndaj tij.
Ndryshe, portugezi është duke i monitoruar edhe nga Interi, skuadër kjo që po tenton t’i prish planet Juvës në mënyrë që të mbrojtësin e Lilles ta bëjë të vetin./rtk
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...