Për Carlo Ancelotti, Jude Bellingham është futbollisti më i mirë në botë.
Në konferencën e dhënë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Arandina, trajneri i Real Madrid-it iu përgjigj një pyetjeje konkrete për yllin anglez, autor i 17 golave dhe 5 asistimeve në 22 ndeshje deri më tani.
Ancelotti nuk i kurseu lavdet, ndërsa theksoi se për të Bellingham është futbollisti më i mirë në botë.
“Ai po bën shumë mirë. Ai bëri mirë në gjysmën e parë të sezonit. Duke ditur që duhej të përshtatej me klubin tonë, me një kulturë të re dhe një gjuhë të re, ai bëri shumë mirë. Për ne ai është padyshim futbollisti më i mirë “-deklaroi trajneri italian./SS
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...