Kryetari i Partisë Republkane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, është rrahur brutalisht nga Shërbimi Sekret i këtij vendi, pasi kishte deklaruar se ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.
Sandulloviq po ashtu e kishte postuar edhe një fotografi nga Kompleksi Memorial në Prekaz duke bërë homazhe tek varrezat e Jasharëve.
Rreth kësaj ngjarje është deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.
Avdyli tha se ideologjia dhe mentaliteti i Serbisë nuk ka ndryshuar.
Ai theksoi se ky duhet të jetë alarm për bashkësinë ndërkombëtare.
“E njëjta gjë ka qenë edhe në vitet e 90-ta kur janë vrarë politikanët opozitarë si Stambolliqi, pastaj vrasja e Gjingjiqit, pastaj disa herë është bërë atentat ndaj një politikani i cili e pranon realitetin, e njeh Republikën e Kosovës dhe ka bërë vizita edhe në Prekaz”, tha Avdyli nëKlan Kosova.
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...