Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot, në ditën e fundit të vitit 2023, Klinikën Emergjente dhe atë të Kardiologjisë, si dhe Stacionin Policor Qendër.
Osmani në llogarinë e saj n ë Facebook, ka publikuar fotografi nga këto vizita, teksa ka thënë se stafi mjekësor dhe policor janë burim krenarie për Republikën e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve tanë janë burim krenarie për Republikën tonë. Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.
“Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurtë çdo ditë të vitit”, u shpreh Presidentja Osmani./Arbresh.info
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë