Kupa e Kombeve të Afrikës ka qenë gjithmonë një ngjarje “e pakëndshme” nëse shikohet nga këndvështrimi i futbollit evropian, pasi organizohet gjithmonë në dimër, në mes të sezonit sportiv në Kontinentin e Vjetër përveç vendeve nordike.
Ky kompeticion është parë gjithmonë si një koleksion historish të çuditshme, kurioze dhe të veçanta.
Pak a shumë si arsyet e mosgrumbullimit të dy futbollistëve nga trajneri i Guineas, Kaba Diawara.
Dy lojtarë mbeten jashtë kompeticionit për arsye të çuditshme që luhet në Bregun e Fildishtë nga 13 janari deri më 11 shkurt 2024.
Ibrahima Cissé, mesfushor i Uralit në Rusi u la jashtë për shkak të kritikave publike që futbollisti i kishte bërë trajnerit në profilin e tij në Snapchat.
Teksa i dyti është Morlaye Sylla, pjesë e ekipit portugez Arouca.
Trajneri e përjashtoi pasi u akuzua nga lojtari se i kishte vjedhur fanellën e Vinicius Junior, të cilën ai e kishte shkëmbyer në fund të një ndeshjeje miqësore të luajtur verën e kaluar kundër Brazilit./Arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë