Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Me anë të një postimi në Facebook, Atiq bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojë në vitin që po vjen dhe çështje tjera me interes për qytetarët e të dyja komunave, shkruan Arbresh.info.
“Kisha kënaqësinë e veçantë që sot ta pres për vizitë, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit z. Lulzim Hetemi. Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave.”, bëri të ditur kryetari Atiq.
Ndër të tjera, ai e ka uruar Hetemin për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për komunën të cilën ai e drejton.
“Kryetarin Hetemi, e urova për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit”, ka shkruar Atiq./Arbresh.info/
Ndryshe, Hetemi ka qëndruar në objektin e komunës që nga 29 maji, kur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ishte vendosur aty pasi e kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, e të cilat u bojkotuan në masë të madhe nga qytetarët e komunitetit serb./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Zjarri në Emshir: Çfarë ndodhi dhe çfarë dihet deri tani
Intensifikohet gara për shërbimet e Rodrygos, përveç Arsenal...
Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për ...
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 38 gradë Celsius
Certifikohen sot rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Ko...
Temperaturat gjatë ditës së sotme arrijnë deri 34°C