Sindikata e Re e KEK-ut, njofton se protesta e paraparë për datën 27.12.2023 është shtyrë për 28.12.2023.
Punëtorët e KEK-ut do të protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e pagave, përcjell Arbresh.info
Në njoftimin e KEK-ut, tutje thuhet se gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, kemi përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat tona për rritjen e nivelit të pagave.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë. Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate./Arbresh.info
Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë...
Alarm në Atlantik, 3 të vdekur nga shpërthimi i virusit në a...
Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
Trepça kalon në finale, e mposht Pejën midis “Karagaçi”
Një tjetër aksident me fatalitet në Durrës
KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuar...