Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, ka ftuar studentët dhe profesorët serb nga Kosova që t’i bashkohen protestës në Beograd.
Trajkoviq në rrjetin social X, ka shkruar se kjo është një mundësi që ata të vendosin nëse do t’i shërbejnë regjimit dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, apo do të luftojnë për Kushtetutë.
“Protestat e studentëve janë një shans për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës me qendër në veri që përfundimisht të vendosin: do të vazhdojnë t’i shërbejnë Radoiçiqit dhe këtij regjimi apo do të luftojnë për Kushtetutë dhe dinjitet?”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, është koha që ata t’i bashkohen protestës. “Tash mund të hip me targa RKS”, ka shkruar Trajkoviq./rtk

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...