Policia e Turqisë është pajisur me 23 vetura luksoze, përcjell TV21.
Bëhet fjalë për vetura që janë konfiskuar nga grupet kriminele njoftoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.
“Si rezultat i operacioneve të suksesshme të kryera nga policia në Stamboll kundër grupeve të organizuara kriminale, janë sekuestruar 23 vetura. Me vendim gjykate këto vetura i janë dorëzuar policisë. Tani e tutje ata janë në dispozicion të policisë sonë në shërbim të kombit tonë”, ka shkruar Jerlikaja.
Siç raporton Agjencia Anadollu, në mesin e automjeteve të konfiskuara ka edhe disa vetura luksoze – si “Mercedes-Benz”, “Porsche”, “Ferrari” dhe “Bentley”.
Deklarata e Walker dhënë 27 vite më parë, një ditë pas masak...
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit ser...
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi...
Abdixhiku bën homazhe në Reçak: Reçaku s’harrohet, drejtësia...
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime