Policia e Kosovës dhe Dogana po kontrollojnë një depo me Leposaviq e cila dyshohet për mall të kontrabanduar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani.
Elshani ka bërë të ditur se biznesi është i regjistruar.
Ndërkaq, lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, bën të ditur ai.
“Sot në orët e paradites policia ka pranuar informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq se mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar. Nuk ka të arrestuar”, tha Elshani./Arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...