Sot (e diel) do të zhvillohet ndeshja e mbetur mes Gjilanit dhe Ballkanit, që ishte paraparë të luhej në javën e 13-të në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Kjo ndeshje ishte shtyrë nga Komisioni i Garave për shkak të angazhimit të Ballkanit në garat ndërkombëtare.
Dueli mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 12:00.
Të dy skuadrat po kalojnë në një formë të dobët të rezultateve së fundmi dhe do të synojnë rikthimin tek fitoret.
Gjilani në pesë ndeshjet e fundit në ligë numëron katër humbje dhe vetëm një fitore, ndërsa Ballkani ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.
Klubi nga Theranda me një fitore do ta rriste epërsinë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Drita, në tetë pikë, ndërkohë për Gjilanin janë tri pikë jetike në luftën për mbijetesë./Telegrafi/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...