Vdekja e trajnerit prizrenas, Illmen Bajra e ka tronditur gjithë opinioni kosovar dhe jo vetëm.
Lidhur me ndarjen nga jeta të Illmenit ka reaguar edhe klubit gjerman që ai drejtoi deri para pak ditësh.
”Në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me trishtim ju njoftojmë se trajneri, kolegu dhe miku ynë Illmen Bajra ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 32 vjeçare në Klinikën Universitare të Frankfurtit. Vdekja e tij e pakonceptueshme na habiti të gjithëve. Mendimet tona janë me gruan dhe familjen e tij. Për të shprehur dhembshurinë dhe solidaritetin tonë, sot deri të premten nuk do të ketë më trajnime”, shkruhet nw njoftimin e klubit gjerman.
Illmeni drejtoi skuadrën të basketbollit për femra, Bad Homburg-Falcons, që prej dy vitesh dhe kishte ecuri mjaftë pozitive./arbresh.info/
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...