Sindikata e Policisë së Kosovës do të takohet të mërkurën e 20 dhjetorit me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas, Zeqirit në këtë takim pritet të diskutohet rreth kushteve të policisë dhe kërkesave që kanë parashtruar në protestën e nëntë dhjetorit.
Ky takim pritet të filloj nga ora 11:00
Lajmin për portalin Arbresh.info e ka konfirmuar , Imer Zeqiri, kryetari i kësaj sindikate.
“Po do të kemi një takim me ministrin Xhelal Sveçla. Do të kemi takim rreth kushteve të policisë në përgjithësi dhe do i parashtrojmë edhe kërkesat që i kemi paraqitur në protestë, por në këtë takim do jemi vetëm ne, nuk është NjSI”. Takimi pritet të filloj nga ora 11:00”, ka thënë Zeqiri./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...