Sevilla zgjedh trajneri e ri, i treti për këtë sezon për skuadrën andaluziane, që po zhvillon një sezon jo të mirë.
Pasardhësi i uruguaianit Diego Alonso është Quique Sanchez Flores. 58-vjeçari nga Madridi ka nënshkruar kontrat deri në verën e vitit 2025 me skuadrën andaluziane, shkruan Arbresh.info.
Sanchez Flores më parë ka drejtuar skuadra të ndryshme si Atletico Madrid, Valencia, Getafe, Espanyol. Ndërkohë që ka qenë edhe trajneri i Benfikës në Portugali dhe Watfordit në Angli.
Misioni i tij është rikthimi i rezultateve pozitive te skuadra andaluziane.
Sevilla renditet aktualisht e 17-ta në La Liga.
Teksa në Champions League mbylli fazën e grupeve në vendin e fundit.
Flores do të debutojë me Sevillën në ndeshjen që skuadra e luan si mysafir i Granadës së Myrto Uzunit./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu