Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas, me theks të veçantë të Kuvendit.
Kreu i Kuvendit falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen që Sofja zyrtare i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Kryetari Konjufca theksoi nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje edhe në të ardhmen, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentare, në të gjitha nivelet e saj./Arbresh.info/
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr