Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek Samiti i mbajtur të mërkurën mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se në takim u diskutua prespektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ku theksoi se progresi i bërë nga Shqipëria u vlerësua me nota tepër pozitive.
“Në samit u diskutua prespektiva e vendeve tona në BE, u vu në pah progresi i bërë, u fol për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në aspektin e politikës së jashtme. Më vjen mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë”, tha Rama.
Rama nënvizoi gjithashtu se Komisioni Evropian foli me nota tepër pozitive dhe për punën e bërë nga ekipi shqiptar që po punon për hapjen e negociatave.
“Këto ditë do organizojë dhe një takim falenderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre. Në totalin e vetë, po të marrim negociatorët dhe kontribuesit është rreth 1 mijë vetë, ku përfshihen jo vetëm institucionet e ekzekutivit por edhe shoqatat e pavarura.
Një skuadër që ka bërë 777 prezantime në Bruksel dhe përfitoj nga rasti t’u përcjellë mirënjohjen për organizimin, përkushtimin, profesiozalizmin duke lënë një mbresë të shkëlqyer. Këtë gjë e kam dëgjuar disa herë, por e dëgjova në mënyrë të veçantë dje në Bashkimin Evropian”, tha Rama.
Gjithashtu shefi i qeverisë tha se prezantoi në samit revolucionin që Shqipëria do të bëjë në njehësimin e legjislacionit vendas me atë të BE përmes inteligjencës artificiale.
Sipas tij kjo metodë do t’i shkurtojë Shqipërisë 5 vite kohë në procesin e përgatitjes së dokumentacionit.
“Kemi fituar një respekt që se kemi pasur kurrë. Nuk e kam bërë kalkulimin aritmetik por ndoshta të dy presidentët, Michel dhe Von Der Leyen e kanë vizituar rajonin më shumë se të gjithë paraardhësit e tyre të marrë së bashku. Kam informuar samitin për modelin tonë të ri invoativ, revolucionar me të cilin ne do të bëjmë ndërvendosjen 3484 masave të organizmit ligjor të BE-së në legjislacionin tonë, të paktën duke qenë gati.
Por kjo do të jetë dhe pjesë e strategjisë tonë për procesin. Duke bërë që të kemi gati malin e dokumentacionit, 5 vjet më shpejt se Kroacia e cila mbahet mend për një performacë shumë serioze. Kroacisë për këtë proces teknik i mori 7 vjet,.Siç do na merrte dhe ne më shumë se 7 vjet”, tha Rama./euronews
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...