Nga 1 janari i 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
Faqja Integrimi Evropian i Kosovës, i ka publikuar pesë dokumentet që nevojiten për të udhëtuar.
Përpos pasaportës biometrike e cila duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.
Këto janë edhe katër dokumentet e tjera:
✅ Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit;
✅ Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni;
✅ Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;
✅ Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbërt;
✅ Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare (për detaje linku: https://bit.ly/3tfgNqz ).
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...