Policia e Kosovës është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi që i njëjti dyshohet se dy ditë më parë ka kryer dy raste të vjedhjes dhe një rast të “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore, shkruan Arbresh.info.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë/12.12.2023-20:40. Pas veprimeve policore efikase, hetimore-operativo është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se me datën e cekur ka kryer dy raste të vjedhjeve të rënda dhe një rast “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.”, bën të ditur policia./Arbresh.info./
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...
Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë f...
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...