Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë pjesë bashkë me mijëra sindikalistë nga shtetet e Evropës në demonstratën e organizuar në Bruksel për të shprehur publikisht pakënaqësitë e shumta dhe për të kërkuar dialog të mirëfilltë, i cili ishte i vështirë e në disa vende e në disa të tjera dhe mungon, sipas tyre, me fajin e qeverive.
Në mbyllje të demonstratës pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë angazhimet në përballje me sfidat e shumta dhe do ta forcojnë solidaritetin mes sindikatave në frontin e përbashkët për ta vazhduar betejën si zë i fuqishëm i anëtarësisë, përcjell Arbresh.info.
Drejtorja e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken ETUCE, znj.Flocken ka deklaruar se ndjehet krenare që përfaqësuesit e SBASHK-ut, jo vetëm më këtë protestë madhështore, por janë pjesë aktive edhe e të gjitha ngjarjeve e aktiviteteve sindikale duke dëshmuar se janë sindikatë unike dhe e fortë.
“Ajo ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me selinë në Bruksel duke përsëritur se në selinë e Sindikatave të Evropës e botës janë të shqetësuar për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut sindikal”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Ndërkaq ka përsëritur se SBASHK është pjesë e respektuar e Unionit të Sindikatave të Arsimit dhe Internacionales Botërore të Arsimit dhe se do të ketë mbështetjen e vazhduar në angazhimet në sbërbim të anëtarësisë dhe zërit të fuqishëm sindikal./Arbresh.info/

Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...