Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Sofje, me ftesë të presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.
Agjenda parashikon takimin ‘kokë më kokë’ të kryetarëve të dy shteteve, takimin e delegacioneve përkatëse si dhe konferencën e përbashkët për shtyp të Presidentit Begaj me Presidentin Radev.
Marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shqipërisë dhe i Bullgarisë në rajon dhe me gjerë si pjesë e NATO-s dhe i organizmave të tjerë ndërkombëtare e rajonale si dhe bashkëpunimi në kuadër të Bashkimit Evropian do te jenë në fokus të bisedës se Presidentit të Shqipërisë dhe homologut të tij bullgar.
Presidenti Begaj do të pritet edhe nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë z. Rosen Zhelyazkov.
Gjithashtu Presidenti Begaj do të zhvillojë një vizitë te trupat ushtarake shqiptare që janë të pozicionuara në Novo Selo, si pjesë e programit të NATO-s “Enhance Vigilant Activity”./abcnews.al/
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...