YouTube nuk i njofton gjithmonë përdoruesit kur prezanton veçori të reja, por ky ndryshim i fundit është mjaft i dobishëm.
Bëhet fjalë për faktin se YouTube ka lejuar disa persona të shohin numrin e pëlqimeve dhe komenteve në kohë reale, pra ndryshimin e tyre “nga minuti në minutë”.
Aktualisht, numri i pëlqimeve dhe komenteve nuk ndryshon gjatë shikimit të një videoje, por një veçori e re në aplikacionin Android e mundëson këtë, me një animacion interesant.
Sipas faqes së internetit Android Police, duket se ndryshimi në numrin e pëlqimeve dhe komenteve nuk varet nga fakti nëse videoja juaj është në pauzë apo po shikohet aktualisht.
Faqja gjithashtu shton se është e vështirë të thuhet se kur funksioni mbërriti në YouTube, duke pasur parasysh se ekipi që qëndron pas platformës nuk ka njoftuar asgjë në lidhje me të.
Ndoshta sepse funksioni është ende i kufizuar në disa përdorues dhe rajone, dhe një nga zyrtarët tha se “nëse e shihni YouTube-in tuaj të duket pak më ndryshe, ndoshta është një veçori eksperimentale”. /Telegrafi/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?