Veprimi i lojtarit të Sheffield United, Anel Ahmedhodžic për të mos mbajtur shiritin me ngjyrat e komunitetit LGBT në sfidën e Premier League përballë Liverpoolit, ka krijuar shumë polemika në media. Në mungesë të kapitenit të parë Egan dhe zëvendësuesit të tij, Basam, shiriti shkoi në krahun e lojtarit boshnjak.
Por, ndryshe nga shokët e tij, ky i fundit mbajti një shirit nga ata të zakonshmit, pa ngjyrat e komunitetit LGBT. Në skuadrën e Sheffield United kishte shtatë vite që shiriti ishte me ngjyrat e komunitetit LGBT, megjithatë Ahmedhodžic vendosi të bënte ndryshe.
Pas sfidës, trajneri i Sheffield United, Chris Wilder u mundua të justifikonte veprimin e lojtarit të tij duke theksuar se Ahmedhodžic nuk e dinte për rregullin e skuadrës në lidhje me shiritin.
“Ai nuk e dinte në lidhje me shiritin. Nuk kishte asnjë vendim personal apo të klubit për të mos mbajtur shiritin me ngjyrë që e kemi zakonisht”, u shpreh Wilder./ss
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...