Më 26 janar, Tirana, do të mirëprese ekspozitën të koleksionit të djalit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80, Paolo Rossi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi një nder që Tirana të mirëpresë ekspozitën e një lojtari të madh.
Rama zbuloi se pjesë e ekspozitës do jenë objekte edhe të legjendave të mëdha si Maradona, Pele etj.
“Është privilegj që Tirana të mirëpresë ekspozitën e një lojtari të madh që në vitet të errëta të Shqipërisë ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ishte e ndaluar. Është më shumë se e të qenit ekspozitë. Ka qenë një histori e mbushur plot me kujtime, e mbushur edhe me jetë, pasi futbolli vijon të jetë e gjallë nëpërmjet futbollit. Kjo ekspozitë përfaqëson edhe historinë e një njeriu që kam pasur fatin ta takoj kur ai erdhi në Shqipëri me kombëtaren e legjendave. Do kemi jo vetëm objektet e Paolos, por të legjendat e mëdha si Maradona, Pele do të jetë interesante dhe për më të rinjtë”, tha Rama.
I pranishëm në Kryeministri, ish-trajner i kombëtares italiane Arrigo Sacchi tha se në këtë ekspozitë do të ekspozohen të gjitha sendet personale dhe ato që dokumentojnë veprimtarinë e tij sportive të Paolo Rossit.
“Do jenë të ekspozuara të gjitha sendet e tij dhe të gjitha sendet që dokumentojnë veprimtarinë e tij sportive. Gjithashtu edhe vërtetim që ai ka marrë, dhe këpucën që ka veshur”, tha ai.
Gjithashtu i pranishëm ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Buçi, i cili u shpreh i entuziasmuar për këtë nismë./rtsh.al/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...