Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici sot, Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.
Elshani tha se pas intervistimit është liruar, dhe i janë shqiptuar dy tiketa.
“E kemi shoqëruar deri në stacion ku i janë dhënë dy tiketa njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani./Arbresh.info/
https://www.arbresh.info/rajoni/shoqerohet-ne-polici-aleksandar-arsenijeviq/
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...