Deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri kanë mbërritur në ambientet e parlamentit përpara nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti i shtetit.
Deputetët janë përplasur me efektivët e Gardës të cilët kanë tentuar të ndalojnë bllokimin e foltores së Kuvendit me grumbuj karrigesh.
Pas shtyrjes fizike, deputetët kanë mundur të vendosin karriget e tyre rreth foltores. Duket se opozita do të vijojë me të njëjtin skenar për bllokimin e parlamentit.
“O qelbësirë na thyet duart”, dëgjohet të thotë deputetit i PD-së Bledjon Nabllati, i cili ishte ndër më aktivët në bllokimin e foltores së Kuvendit, raporton “Euronews Albania”.
Kujtojmë se në seancë mungon ish-kryeministri Sali Berisha i cili u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të bllokimit që i bëri parlamentit në seancën e të hënës.
Krahas Berishës janë përjashtuar me 10 ditë dhe deputetët Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka.
Ndaj tyre masa e vendosur është maksimale pasi bllokimi i Kuvendit është kryer në mënyrë të përsëritur prej tyre.
Flamur Noka u pezullua për ndezjen e flakadanëve në sallë, si dhe tentativën për t’i vënë flakën grumbullit të karrigeve.
Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi u përjashtuan për shkak se mbajtën në çantë dhe i dhanë flakadanët kolegut Noka.
Sakaq përjashtimi i Bardhit, Berishës dhe Palokës u bë nën argumentet se penguan zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke shkaktuar kaos dhe duke fyer kolegët.
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona