Në mesin e 30 studentëve oficerë dhe nënoficerë nga shtetet e ndryshme të botës, oficeri i FSK-së, toger Dritëro Bajrami ka fituar çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili ka thënë se toger Bajrami ka treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik, shkruan Arbresh.info.
“Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami fitoi çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke, në mesin e 30 studentëve oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
Në fund, Maqedonci shtoi se cmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së./Arbresh.info
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...