Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vrasësit e Liridona Ademajt duhet të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë.
“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti që ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, ka deklaruar Haxhiu, në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.
Ne kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, ministrja Haxhiu ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta, sepse siç tha ajo, janë të shqetësuar me dhunën./rtk
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...