Osmani takon presidentin e Bullgarisë, e fton për vizitë në Kosovë

09:16 | 4 Dhjetor 2023
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Në këtë takim, siç ka njoftuar Osmani, kanë folur për bashkëpunim mes dy vendeve.

Osmani tha se diskutuan edhe për vizitën e presidentit bullgar në Kosovë.

Takimi u zhvillua në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike./rtk