Një person ka ndërruar jetë pasi e kishin zënë disa panele druri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QMF në Prishtinë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, shkruan Arbresh.info.
Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 03.12.2023 – 21:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...