Ilir Daja: “Vetëm me karakter mund të përmbysësh rezultat në një mot të tillë”

16:15 | 3 Dhjetor 2023
D.H

Ballkani ka mposhtur Fushë Kosovën në duelin e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës, me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes trajneri Ilir Daja ka folur për rezultatin e kësaj sfide, shkruan Arbresh.info.

Daja u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, duke thënë se vetëm me karkter mund të përmbysësh rezultatin në një mot të tillë.

“Ishte një ndeshje të cilën e fituam duke kthyer rezultatin. Nuk na munguan rastet dhe vazhdojmë të ecim përpara. Të premten u kthyem nga Tirana pas ndeshjes që e patëm në Ligën e Konferencës dhe sot arritëm fitore në kampionat. Kjo është pozitive, pasi vetëm me karakter mund të përmbysësh rezultat në një mot të tillë”, potencoi Daja.

Ai ka thënë se Ballkani po bënë maksimumin, duke parë që ekipet tjera në grupin e Conference League kanë mbetur prapa në ligat e tyre.

“Kemi bërë maksimumin, sepse po të shohësh skuadrat tjera të grupit tonë të Conference League kanë ngelur prapa, kurse ne kemi diferencë të pikëve me ndeshje më pak”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Ballkani është në vendin e parë në tabelë ku pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 12 fitore dhe dy barazime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale